Argjentina humbi keqas në miqësoren me Venezuelën duke shkatërruar rikthimin në kombëtare te Lionel Messit. Diego Armando Maradona kthehet të kritikojë shumë ashpër skuadrën ‘albiceleste’ duke mos e fshehur aspak zhgënjimin e tij.
‘Ishte një film horror-tha Maradonë-kjo skuadër nuk e meriton fanelën që vesh, Argjentina nuk do të fitojë më asnjë ndeshje. Më vjen keq për popullin argjentinës dhe vazhdon t’u besojë genjështarëve në Federatë’
Është ky një sulm frontal i Maradonës që e ka bërë shpesh në vitet e fundit.
‘Unë ndihem shumë argjentinas-vijoi El Pibe De Oro-mendonin se do të fitonin lehtë ndeshjen? Kush është ai budalla që e mendoi këtë? Venezuela është një skuadër e organizuar dhe me baza solide, kundër kësaj Argjentine e pati shumë të lehtë’
Për Maradonën, faji është i gjithi i Federatës Argjentinase të Futbollit dhe se ai ndjen trishtim kur sheh kombëtaren aktuale.
sfidanti.al