Ai është neozelandez, origjina e tij është anglosaksone, por ka zgjedhur besimin mysliman. Ky është ylli i skuadrës së regbisë së Zelandës së Re, Soni Bill Uilliams, dhe ai vendosi të shkonte në xhamitë e sulmuara nga terroristët, për t’u lutur bashkë me besimtarët e tjerë. Ai mori një javë leje nga skuadra e tij, Oklend Bluz, dhe vendosi të shkonte në mënyrë simbolike pikërisht në Parkun Hagli, aty ku ndodhen xhamitë ku u vranë 50 njerëz.
Uilliamsi u kthye në islam në vitin 2009, ndërsa gjatë këtyre viteve ka qenë pjesë e skuadrës kombëtare të regbisë së Zelandës së Re, ekipit më të fortë të botës, të mbiquajtur edhe “Të Zinjtë” (Oll Bleks – All Blacks). “Duhej të ishim të kujdesshëm sidomos në fillim, – tha ai për televizionet, – kjo sepse emocionet ishin tepër të forta pas asaj që ndodhi”.
Sfidanti.al