Efenberg: Ky vendimi i trajnerit Lëv është një budallallëk i madh

Kritikave ndaj vendimit të fundit të trajnerit të Gjermanisë, Joakim Lëv, që të mos thërrasë në përfaqësuese Tomas Mylerin, Zherom Boatengun dhe Mat Humelsin, iu bashkua edhe ish-ftubollisti i njohur i manshaftit, Shtefan Efenberg, që shprehu shpresën se ky vendim nuk është përfundimtar.
Në fillim të marsit, Lëvi bëri të ditur se ai nuk do të mbështetej më te shërbimet e tre futbollistëve të mësipërm të Bajernit të Mynihut, duke shkaktuar habi te tifozët e “pancerave” gjermanë. Midis tyre, shumë ashpër u shpreh Efenbergu:
“Ky është një budallallëk i madh, nëse vendimi i Lëvit është definitiv. Nëse ndeshjet kualifikuese nuk do të kalojnë ashtu si duhet, atëherë përgjegjësinë duhet ta mbajë Lëvi që nuk duhet të jetë më trajner i ekipit përfaësues gjerman. Kur ai të largohet, edhe vendimi i tij do të zhvlerësohet. Jam i bindur se ai trajner që do të vijë në vend të Lëvit, do të jetë më i zgjuar dhe do t’i kthejë në përfaqësuese të tre lojtarët e Bajernit të Mynihut”.
Sfidanti.al