Dortmundi nuk do të dorëzohet për “xhevahirin” Sanço

Nuk ka dëshirë të kthehet në një “klub shitës”, siç është zhargoni në Angli. Borusia e Dortmundit e ka vuajtur shumë eksodin e yjeve, dhe synon që të vendosë një “klon në kufi”, për të mos e lejuar që të ndodhë në të ardhmen. Prova e parë e forcës duket ajo për të mbajtur anglezin e ri, Xhejdën Sanço, i cili po kërkohet nga të katër anët. Pas Realit të Madridit, në listën e pretendentëve për të janë edhe Paris SG e Mançester Junajtid, dhe afrimi i verës e bën më të ethshme ndjekjen.

“Sanço nuk do të largohet prej nesh këtë verë, – thonë drejtuesit e klubit gjerman, – është e vendosur, që sezonin e ardhshëm ai do të jetë me ne, në Bundesligë”. Dortmundi do të humbasë në verë yllin tjetër, Kristian Pulishiç, që do të bashkohet me Çelsin për 65 milionë euro, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të tjerët. Sanço, 18-vjeçar, për momentin, është i grumbulluar në kombëtaren e Anglisë, dhe shpreson të luajë ndeshjen e katërt me “luanët”, atë ndaj Çekisë.

Sfidanti.al