Komentin e tij për shortin e hedhur që vuri përballë në çerekfinale të Ligës së Kampioneve Ajaksin e Amsterdamit dhe Juventusin, bëri edhe drejtori ekzekutiv i Ajaksit, Edvin Van der Sar, ish-poirtier i Ajaksit, Juventusit dhe i Mançester Junajtidit që vuri në dukje se nuk ishte shumë i kënaqur që, sipas shortit, Ajaksi i tij do të ndeshet me Juventusin. Ai tha se opsioni më i mirë do të ishte që Ajaksit t’i binte të ndeshej me Mançester Junajtidin.
Me siguri që kjo deklaratë i ka zemëruar tifozët e Junajtidit, të cilët e kanë pasur dikur beniamin këtë portier të njohur holandez.
“Ne donim që shorti të mos na binte që të ndesheshim me Juventusin, Mançester Sitin dhe Barcelonën. Ne do ta kemi shumë të vështirë me Juventusin, sepse Ronaldo është fenomen. Ta them me sinqeritet, unë doja që neve të na binte të ndesheshim me Mançester Junajtidin”, vuri në dukje ish-portieri i famshëm holandez.
Sfidanti.al