Juve, dëgjo De Jongun: Edhe Reali e konsideronte veten favorit!

Shorti i hedhur në Nion vendosi në çerekfinale përballë njeri-tjetrit Ajaksin dhe Juventusin, ndërkohë që shumëkush e konsideron këtë të fundit si favorit kryesor në duelin prej dy ndeshjesh. Por, a mund të nxirret Ajaksi “mbas listës” pas asaj ndeshjeje dhe nate spektakolare në “Santiago Bernabe”!
Një nga futbollistët më të mirë të Ajaksit, Frenki de Jong, thotë se ai ndjen një kënaqësi të madhe se do të luajë kundër Kristiano Ronaldos, por ndërkohë paralajmëron se edhe Reali ishte favorit, por u eliminua nga Ajaksi.
“Sigurisht që Juventusi është një nga rivalët më të vështirë që na ra neve të luajmë. Unë e pashë ndeshjen që Juventusi e fitoi 3-0 kundër Atletikos së Madridit. Ata, me të vërtetë, luajtën shkëlqyeshëm. Kuptohet se në ndeshjen me neve favorit është Juventusi, por mos harroni se edhe Reali ishte favorit, kështu që ne besojmë se kemi shans që të arrijmë në gjysmëfinale”, deklaroi De Jongu, duke shprehur mendimin e tij edhe për Ronaldon:
“Kur unë isha 10-12 vjeç, Ronaldo ishte bërë tanimë një nga futbollistët më të mirë të botës. Është me të vërtetë fat që unë do të kem shansin që luaj kundër tij”, vuri në dukje De Jongu.
Sfidanti.al