Alegri ishte gati të jepte dorëheqjen, por Anjeli bëri “magji”

Gazeta italiane “Korriere delo Sport” se ekipi i Juventusit për pak sa nuk mbeti pa trajner në prag të ndeshjes me Napolin, sepse Masimo Alegri ishte nxehur shumë me lajmet që jepte media se kryesia e Juventusit po kërkonte një trajner tjetër që ta zëvendësonte atë.
“Dramën” në fjalë e zgjidhi presidenti i Juves, Andrea Anjeli, që e bindi Alegrin që të qëndronte dhe ta çonte deri në fund këtë sezon që deri tani ka shkuar mirë dhe të përpiqet që ta çojë Juventusin deri në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, pavarësisht se ndeshen e parë të 1/8-tës së finaleve të saj Juvja e ka humbur 2-0 në Madrid nga Atletiko.
Por, megjithatë, nëse Juventusi nuk do të arrijë që të bëjë “heroizëm” më 21 mars, në Torino, kur të ndeshet me Atletikon, ka shumë mundësi që Alegri të largohet nga Juventusi, ku, në fakt, e duan deri në dëshpërim kupën e Ligës së Kampioneve të Evropës, pasi për herë të fundit e kanë prelur atë me dorë në vitin e largët 1996.
Në fakt, media italiane ka kohë që po përmend pasuesit eventualë të Alegrit, gjë që, siç duket, e “nxori nga ritmi” Alegrin.
Sfidanti.al