Turqit e Fenerbahçes janë kthyer në surpriza e rrjeteve sociale, për hir të fantazisë së tyre, për të nderuar futbollistin Musa Sou. Numri dhe emri i sulmuesit të përfaqësueses së Senegalit është printuar mbrapsht, kjo për shkak të golave të tij të shpeshtë me roveshiatë. Vetëm kështu, kundërshtarët mund ta lexojnë normal pjesën e pasme të fanelës së tij.
Musa Sou shënoi me mënyrë e tij akrobatike, në fitoren e Fenerbahçe 2-1 ndaj Mançester Junaitid, një ndeshje e vlefshme për Europa Ligë dhe për momentin, skuadra turke udhëheq grupin A me 10 pikë. Veç kësaj, ajo fitore është konsideruar si inspiruese për ekipin që ka arritur gjashtë fitore rradhazi në kampionat, e fundit 5-1 ndaj Rizespor, ku Musa shënoi një tjetër gol me roveshiatë.