Shirer: Salahu është i lexueshëm si një abetare fëmijësh fshati!

Mohamed Salah nuk po luan më në nivelin e sezonit të kaluar dhe një e gjë e tillë po reflektohet sidomos në rezultatet e fundit të Liverpulit. Në adresë të këtij futbollisti egjiprian janë këto kohë kritika dhe midis tyre spikat ajo e legjendës së futbollit anglez, Alen Shirer:
“Mbrojtësit tanimë e dinë se çfarë do të bëjë Salahu: ai lëviz nga krahu i djathtë për tek ai i majti që ta përqendrojë topin te këmba e majtë. Kjo gjë tregon se ai nuk është në formën e tij të mirë, veçanërisht në ndeshjet e rëndësishme. Në dy ndeshje kundër
Evertonit dhe ne tëtë ndeshje kundër gjashtë ekipeve më të mirë ai ka shënuar vetëm një gol gjatë këtij sezoni, por edhe atë me penallti kundër Arsenalit”, shkroi Shireri në kollonën e publikuar nga gazeta “San”. Sipas Shirerit, Mo Salahu tani është bërë i lexueshëm nga mbrojtësit kundërshtarë si një abetare fëmijësh fshati!
Sfidanti.al