Liverpuli nuk arriti dot që ta mposhtë rivalin e vet kryesor qytetës, Everton, duke humbur kështu edhe lidershipin e Premier Ligës, ndërkohë që shumë kritika u bënë në adresë të trajnerit të tij, Jyrgen Kop, sepse, sikurse mendon shumëkush, ai në këtë ndeshje nuk rrezikoi shumë.
Një nga gazetarët e pyeti trajnerin gjerman mbas ndeshjes se përse Luverpuli nuk rrezikoi më shumë që të mund të arrinte fitoren. Klopi u nxeh shumë dhe u përgjigj ashpër:
“Më fal, por unë nuk po e kuptoj mirë këtë pyetje. Ne kemi shtatë ndeshje barazim, kurse ai (Evertoni) ka shumë më tepër humbje. Çfarë lidhjeje ka kjo pyetja jote me standardet? Ky që luajmë ne, është futboll dhe jo plejstejshën! Ti, mendon se ne nuk kemi rrezikuar aq sa duhet sot? Po më thuaj, ti, një ndeshje që ne kemi dalë barazim dhe nuk jemi përpjekur që ta fitojmë?”
Sfidanti.al