Duket se rrugët mes Interit dhe Mauro Ikardit po ndahen përfundimisht dhe kjo ka bërë që Marota dhe Auzilio të mendojnë për gjetjen e zëvendësuesit të tij. Zikaltrit kanë arritur një marrëveshje me sulmuesin Duvan Zapata dhe drejtuesit e Atalantës, por emri i kolumbianit nuk është i vetmi në listën e blerjeve të Interit.
Edin Xheko është një tjetër futbollist që pëlqehet nga klubi zikaltër dhe do të ishte një opsion jo i kushtueshëm pasi boshnjaku ka me Romën një kontratë deri në vitin 2020. Supriza në këtë pikë vjen nga Anglia dhe bëhet fjalë për Romelu Lukaku.
Sulmuesi belg nuk aktivizohet më në formacion që nga momenti i ardhjes së Solskjaer dhe po mendon largimin në muajt e verës. Ditët e kaluara u fol se ai iu vetëofrua Juventusit, por është Interi që ka shfaqur interesin për të dhe mund të riinvestojë tek ai paratë që do të përfitojnë nga shitja e Ikardit. Tani Mancester Junajtid do t’i duhet të marrë një vendim për të ardhmen e Lukakut të cilin e blenë në vitin 2017 për vlerën e 80 milionë Eurove.
sfidanti.al