Overmarsi lakmohet si drejtor i Arsenalit? Pse nuk e lëshon Ajaksi!

Ajaksi nuk e lëshon Mark Overmarsin, ish-futbollistin e shkëlqyer holandez, që ai të bëhet drejtor për operacionet futbollistike të Arsenalit të Londrës. Klubi amsterdamas nuk do që të ndahet nga njeriu kyç që përgjigjet për transferimet e lojtarëve dhe duket se nuk ka ndërmend që të pranojë asnjë shumë zhdëmtimi financiar që ofron klubi londinez i mësipërm. Duket qartë se Ajaksi nuk ka nëvojë për paratë që ofrohen për Overmarsin, pasi ky i fundit i ka sjellë atij 200 milionë sterlina fitime, duke shitur futbollistë të rinj.
Kështu që tani Arsenali ia ka hedhur sytë drejtorit sportiv të Romës, Monçi, që, nëse do të shkojë në Londër, do të bashkohet përsëri me trajnerin Unai Emeri, me të cilin ai ka punuar te Sevilja. Kontrata e Monçit me Romën mbyllet në fund të qershorit të këtij viti.
Sfidanti.al