Reali i Madridit ndoshta nuk bën më blerje të tilla, sikurse ka bërë dikur, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka në radhët e veta disa nga futbollistët më të mirë të botës. Një nga futbollistët më me perspektivë është Marko Asensio, për të cilin nuk ka vend në formacionin e parë të ekipit “mbretëror”, por çmimi i të cilit po rritet nga “dita në ditë”, pasi për të interesohen klube të mëdhenj evropianë.
Gazeta “Don Balon” shkruan se një nga klubet që po interesohet më shumë për Asension, është Bajerni i Mynihut që madje, sipas saj, është gati të paguajë edhe 120 milionë euro që ta sjellë në radhët e veta këtë futbollist spanjoll. Në fakt, Bajerni mund të përfitojë në këtë drejtim, sepse, qëkur Realin e ka marrë përsipër trajneri Santiago Solari, minutazhi i Asensios në lojë është shumë i vogël, duke ngjallur pakënaqësi të ky futbollist ofensiv i shkëlqyer.
Bajerni po kërkon zëvendësues të denjë për Riberin dhe Robenin, kështu që klubi bavarez ia ka vënë syrin pjesëtarit 23-vjeçar të përfaqësueses spanjolle që mund të luajë në të gjithë pozicionet ofensive të mesfushës.
Veç Bajernit, për Asension po interesohen edhe PSZH-ja, Liverpuli, Siti dhe Çelsi.
Sfidanti.al