Grizmani zbulon mbrojtësin më të “keq”, i ndjen frymëmarrjen mbas shpinës!

Antoan Grizman ka përjetuar momente të paharruar më 2018 që mund të konsiderohet deri tani si viti më i mirë i karrierës së tij, duke pasur parasysh se ai fitoi Ligën e Evropës dhe Botërorin e Rusisë, por, sidoqoftë, ai akoma nuk e ka fituar asnjëherë “Topin e artë”. Sulmuesi i Atletikos së Madridit, sigurisht, që është i zhgënjyer që nuk e ka fituar ende këtë trofe të rëndësishëm individual, ndërkohë që thotë se ai as vetë nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë që ta fitojë atë.
Sidoqoftë, duke e lënë mënjanë temën e lartpërmendur, Grizmani në një intervistë në portalin e specializuar “Oh my goal”, midis të tjerave, veçoi lojtarët më të vështirë, me të cilët ai është përballur në fushë:
“Si kundërshtarin më të mirë, unë do të veçoja Frenki De Jongun e Ajaksit. Jam munduar me të gjitha mënyrat që të ushtroj presion mbi të, por asnjëherë nuk kam arritur. Kurse mbrojtësin më të mirë unë do të zgjidhja Pepen, frymëmarrjen e të cilit unë e kam ndjer gjithnjë nga mbrapa, atë e ka gjithnjë pranë dhe është shumë e vështirë që ta kalosh atë”.
Sfidanti.al