Vinisius Zhunior u tregua shumë aktiv në ndeshjen e fundit që Reali i Madridit e fitoi 2-1 kundër Levantes, pasi ai ka fituar një besim të madh të vetëvetja, qëkur ekipin e ka marrë përsipër trajneri i ri, Santiago Solari. Në prag të ndeshjes së re “El Klasiko” në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ky futbollist i talentuar brazilian që luajti në formacionin e parë të Realit në “Kamp Nou”, bëri komentin e tij për futbollistin më të mirë të Barcelonës, Lionel Mesi:
“Mesi? Ne jemi të përgatitur për gjithçka. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai bën gjëra që nuk i bën dot asnjë futbollist tjetër, por ai nuk na frikëson dot neve. Ne jemi Reali i Madridit dhe nuk kemi frikë nga asnjeri”.
Sfidanti.al