Mancester Siti të dielën bëri të tijin trofeun e Kupës së Ligës Angleze pasi mundi në finale Celsin e Mauricio Sarri pas serisë së 11 metërshave. një sukses ky që rrit akoma më shumë legjendën e Pep Guardiola që e con në 25 numrin e trofeve të fituar deri tani në karriere; 14 me Barcelonën, 7 me Bajernin e Mynihur dhe 4 me Mancester Sitin. Këtyre sukseseve i shtojmë edhe ngjitjen nga Tercera Division në Segunda B të Barcelona B në sezonin 2007/2008.
Pep Guardiola mori drejtimin e Barcelonës në vitin 2008 duke u larguar prej saj në 2012 pasi arriti të ngrejë 14 trofe nga 19 të mundshmet. Në sezonin e parë 2008/09, fitoi cdo trofe të mundshëm, kampiomat, kupë dhe Champions, në sezonin e dytë fitoi 4 nga 6 tituj, kampionat, Superkupë të Spanjës, Superkupë të Evropës dhe Botëror Klubesh.
Në sezonin 2010/11, Barcelona dhe Guardiola fituan kampionatin, Ligën e kampioneve dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa në sezonin e fundit fitoi Kupën, Superkupën e Evropës, Superkupën e Spanjës dhe Botërorin e Klubeve.
Pas një viti pushim, Guardiola kaloi te Bajerni i Mynihut me të cilin fitoi 7 trofe në 3 sezone. Në sezonin 2013/14 fitoi Bundesligën, Superkupën e Evropës, Botërorin e Klubeve dhe Kupën e Gjermanisë. Në sezonin e dytë në stolin e bavarezëve rifitoi Bundesligën një sukses që e përsëriti edhe në sezonin e tretë si trajner i Bajernit të Mynihut. keqardhja e tij mbetet pikërisht Liga e Kampioneve.
Katalanasi është pjesë e Mancester Sitit që nga sezoni 2016/2014 me të cilin ka fituar 4 trofe, 2 Kupa të Ligës në 2018 dhe 2019, Premier League në 2017/2018 dhe Community Shield në 2018.
sfidanti.al