Çfarë gjesti mrekullues i Diogo Dalot! Le pa mend të gjithë Portugalinë…

Ka shumë futbollistë që shpërngulën për ndonjë klub të ri dhe e ndryshojnë komplet mënyrën e tyre të jetesës, por ky nuk është rasti i futbollistit të ri të Mançester Junajtidit, Diogo Dalot, që verën e kaluar erdhi në “Old Trafford” nga Porto dhe që në sezonin e parë ka treguar se ai zotëron potencial shumë të mirë si mbrojtës.
Por, veç kësaj, duket qartë se ky i ri 19-vjeçar ka diçka shumë njerëzore brenda vetes, sepse ai nuk e ka harruar klubin, nga radhët e të cilit ai ka dalë. Me paratë e para që ai fitoi te klubi i ri (Junajtidi), Daloti vendosi të blejë një autobus për transportimin e të rinjve të klubit të vogël Fintas të Bragës, ku ai nisi të luajë për herë të parë.
Daloti, në fakt, nuk luan shpesh me Junajtidin, sepse është ende i ri, por me gjestin e tij bujar ai ka bërë një përshtypje shumë të mirë në Portugali dhe Angli.
Sfidanti.