Atletiko ‘asfalton’ Juven, Simeone kërkon ndjesë për festimin e tepruar

Atletiko Madrid në mbrëmjen e së mërkurës zhvilloi një ndeshje të madhe përballë Juventusit të cilin e mundi 2-0. Trajneri i ‘Los Colchoneros’, Diego Pablo Simeone u duk si ‘i zgjidhur nga zinxhirët’ pas golit të parë të Himenez duke bërë një gjest aspak të këndshëm për të cilin ai u mundua të justifikohej, pa harruar këtu të kërkojë ndjesë.

‘E kisha bërë atë gjest si futbollist në Lazio-Bolonja dhe sot e ribëra për të treguar se kemi shumë kurajo. Nuk ishte për tifozët e Juventusit-tha Simeone-nuk është aspak një gjest i bukur, por ndeshja ishte e vuajtur. Shpreha atë që ndjeja, kërkoj ndjesë.’

Simeone më pas theksoi se në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Torino, skuadrën e tij e pret një ndeshje vërtet e vështirë pavarësisht suksesit në Vanda Metropolitano.

‘Me Borusia Dortmund zhvilluam një ndeshje të ngjashme, kishim rifituar futbollistë të rëndësihëm për të kryer një ndeshje inteligjente-vijoi Simeone-kishim përballë një skuadër shumë të fortë ndaj së cilës duhej të shfrytëzonim cdoi rast. Ia dolëm të merrnim një rezultat pozitiv. Në Torino na presin vështirësi, do të kemi përballë një skuadër të madhe dhe nuk mund të imagjinoj asgjë tjetër pëvec vuajtjes’.

sfidanti.al