Tifozët e Nantës bënë një gjest human teksa i bënë një homazh sulmuesit Emiliano Sala që u nda në mënyrë tragjike nga jeta pas një aksidenti të rënë ajror. Këtë gjest për t’u admiruar të tyre e pagoi klubifrancez që u dënua nga Komisioni i Disiplinës së Federatës Franceze të Futbollit me një gjobë prej 16500 Euro për përdorim të lëndëve piroteknike dhe hedhje të sendeve në fushë dhe e gjithë kjo ka ndodhur gjatë sfidës së 30 janarit në kampionatit francez me Sënt Etien.
Edhe pse kjo nismë e tifozëve ishte për t’u vlerësuar në maksimum, ajo binte ndesh me rregullat strikte dhe burokracinë që nuk i lejuan drejtuesit e Federatës të bëjnë lëshime në këtë pikë. Gjithsesi, gjoba që duhet të paguhet nga Nanta nuk merr atë rëndësi si tragjedia e ndodhur edhe pse kjo lloj padrejtësie në njëfarë mënyrë është disi irrituese.
sfidanti.al