Vanda Nara del në mbrojtje të Ikardit: Duhet të mbrohet, nuk e kemi me ngut rinovimin

Cështja e rinovimit të kontratës së Mauro Ikardit nga ana e Interit është kthyer në një telenovelë të vërtetë. trajneri Spaletit pas ndeshjes me Parmën u kërkoi drejtuesve që të zgjidhnin përfundimisht këtë cështje, ndërkohë që foli edhe bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e Ikardit, Vanda Nara gjatë programit ‘Tiki Taka’ të Italia 1.

‘Janë të shumtë ata që më kanë shkruar duke më pyetur nëse Spaleti e kishte kapur me mua-tha Vanda Nara-Ikardi ka edhe dy vjet kontratë me Interin dhe ne nuk po kërkojmë rinovimin. Prioriteti ynë është Interi. Nuk kemi folur asnjëherë me drejtuesit për rinovimin e kontratës, nuk e kemi me ngut’.

Vanda Nara e vijoi mbrojtjen për Ikardin duke kërkuar më shumë mbrojtje për kapitenin e Interit.
‘Po thuhen shumë budallallëqe rreth Ikardit-vijoi Vanda Nara-p.sh flitet për një gjobë që nuk ekziston ose për Ikardin që ndjek ndeshjen pranë Zanetit dhe Piero Auzilioz. Do të doja që Mauro të mbrohej më shumë nga skuadra. Nuk kuptohet nëse këto gjëra janë ligësi që vijnë nga brenda apo jashtë klubit’

sfidanti.al