Drekë “bombë” në Milano: Murinjo kokë më kokë me Marotën e Interit

Ka kohë që tifozët e Interit ëndërrojnë ditën, kur Zhoze Murinjo do të kthehet në “Xhuzepe Meaca”, do të vendosë rregull në klub italian që ka gati 10 vite që është përfshirë nga kaosi dhe do ta kthejë atë në rrugën e vjetër të fitoreve.
Gazetari i televizionit milanez “TeleLombardia”, Davide Ruso, alarmoi tifozët e Interit, madje edhe përtej tyre me informacionin se Zhoze Murinjo ka planifikuar të hajë drekë me drejtorin e përgjithshëm interist, Bepe Marota, në një restoran luksoz të Milanos, duke nxitur kështu spekulimet se “Speciali” mund të ulet në stolin e “nxehtë” të Interit, duke qënë se trajneri aktual Luçiano Spaleti nuk po del dot nga rrethi i dështimeve të njëpasnnjëshme dhe kupën gati e mbushi humbja nga Bolonja që është pothuakse e “mbytur”. Ka lajme se Spaleti mund të shkarkohet që të dielën, në varësi të rezulatit të ndeshjes së Interit me Parmën.
Në fakt, Murinjo është arkitekti i suksesit më të madh në historinë e Interit, pasi gjatë sezonit 2009-2010 ai fitoi tripletën e famshme, pra Ligën e Kampioneve, Serinë A dhe Kupën e Italisë. Por, që atë vit, qëkur iku Murinjo, punët e këtij klubi italian kanë shkuar si mos më keq. Interin e përfshiu kaosi dhe gjatë nëntë viteve të fundit ai ka ndërruar 10 trajnerë, duke filluar më Rafa Benitezin dhe duke vazhduar me Leonardon, Gasperinin, Ranierin, Stramaçonin, Macarin, Mançinin, De Burin, Piolin dhe në verën 2017 erdhi Luçiano Spaleti, ndërkohë që njëfarë kohe të shlurtër trajner ishte Stefano Veki.
Sfidanti.al