Tragjedi te Flamengo; zjarr në qendrën stërvitore,10 viktima

Tragjedia prek Flamengon e megjithatë përmasat e saj nuk janë akoma të qarta. Në Rio De Zhaneiro, mori flakë qendra stërvitore e Flamengos ‘George Helal’, në lagjen Vargem Grande në zonën perëndimore të qytetit. Pjesa që mori flakë ishte ajo që përdorej si strehë për lojtarët e skuadrave të të rinjve që vinin nga qytete të tjera dhe që studionin me shpenzimet e Flamengos.

Ende nuk ka njoftime zyrtare, por për momentin po flitet për 10 viktima, 4 futbollistë të skuadrave të të rinjve, dy futbollistë që ishin në provë dhe 4 punonjës të kësaj qendre sportive. Në të njëjtën kohë regjistrohen edhe 3 të plagosur, njëri nga të cilët është në gjendje të rëndë. Bëhet fjalë për Kauan Emanuel Gomesh Nunjesh, 14 vjec, Fransisko Diogo Bento Alvesh e Xhonatan Kruz Ventura të dy 15 vjec. Të gjithë të rinjtë ndërronin që të bëheshin futbollistë profesionistë me fanelën kuqezi të Flamengos.

sfidanti.al