Nju Ingland fiton titullin në NFL; Tom Bredi e Bill Belicik rishkruajnë historinë

Nju Ingland Patriots triumfon përsëri në National Football League. Skuadra nga Bostoni bëri të sajën finalen e Super Bowl LIII duke u shpallur kampione e NFL për herë të 6 duke barazuar Pitsburg Stilers. Në Mercedes Benz Stadium të Atlantës skuadra e Patriots mundi Los Anxheles Rems me rezultatin 13 me 3, por ata për të cilët do të flitet më shumë pas kësaj sfide do të jenë Tom Bredi dhe Bill Belicik. Kuotërbeku dhe trajneri i Nju Ingland tashmë janë një legjendë në futbollin amerikan pasi janë më fituesit e këtij sporti kaq të ndjekur në SHBA.

Tom Bredi në moshën 41 vjecare siguroi titullin e tij të 6 në karrierë në 9 finale të luajtura gjithsej. Ndërsa Bill Belicek që është 66 vjec e fiton titullin për herë të 8 në karrierën e tij, 6 herë si trajner i parë dhe 2 herë si assistent. Mbrëmja e së dielës ishte festive edhe për Xhulian Edelman që u shpall edhe Lojtari më i mirë i Super Bowl.
Përsa i përket asaj që u pa në fushën e lojës, skuadrat zhvilluan një lojë shumë mbrojtëse, dicka që nuk pritej nga askush. Kuotërbekët patën problemet e tyre sidomos Xhared Goff i Rems me këtë të fundit që ishte në eksperiencën e tij të parë në një finale në Super Bowl. Në 3 periodat e para nuk u shënua asnjë touchdoën, dicka që ndodhte për herë të parë në historinë e finaleve Super Boël. Por jo vetëm kaq, sfida e së dielës do të hyjë në histori si finalja me më pak pikë të shënuara nga të dyja skuadrat.

Pas një periode të parë të mbyllur 0-0, Nju Ingland shënoi 3 pikët e para në të dytën me një gjuajtje të Gostovskit për të cuar rezultatin në 3-0 që ishte i tillë deri 6 minuta para mbylljes së periodës së tretë. Los Anxheles Rems barazoi në 3-3 pikërisht me një gjuajtje të Zuerlin. goditjen përfundimtare duke bërë edhe diferencën, Nju Ingland e dha në periodën e fundit kur shënoi të vetmin touchdoën të sfidës me Michel pas një pasimi fantastik të Bredit nga 40 jardë, ndërkohë që më pas Gostovski shënoi 3 pikë të tjera me një gjuajtje nga 41 jardë për të mbyllur përfundimisht historitë e kësaj ndeshjeje kaq mbrojtëse dhe me 2 legjenda të NFL.

sfidanti.al