Tifozët e Nantës nuk e harrojnë; i bëjnë homazh Emiliano Salës

Tifozët e Nantës nuk e harrojnë Emiliano Salën të zhdukur në mënyrë misteriozë me avionin që po udhëtonte drejt Kardifit. të gjithë të pranishmit në stadium i bënë homazh 28 vjecarit pikërisht pak munuta përpara fillimit të ndeshjes me Sënt Etienin në kampionatin francez të futbollit.

Ra në sy krijimi i një mozaiku të madh me tifozët që kishin shkruar emrin e Emiliano Salës, ndërkohë që u shfaq edhe një banderolë me portretin e futbollistit. Por jo vetëm kaq, ata filluan të valëvisnin flamurin argjentinas, ndërkohë që futbollistës kishin zbritur në fushën e lojës të veshru me një bluzë ku shkruhej ‘Të Duam Emy’.

Pas kësaj Emiliano Salës iu dedikua edhe një duartrokitje që zgjati për 1 minutë. Gjatë periudhës që qëndroi te Nanta, Emiliano Sala shënoi 42 gola dhe kjo bindi drejtuesit e Kardifit që të paguante 17 milionë Euro për blerjen e kartonit të tij. Emiliano Sala udhëtonte me një avion të tipit Piper PA-46 në udhëtimin e tij drejt Kardifit në 21 janar. Avioni i tij u zhduk nga radarët në Kanalin e La Manshit dhe vetëm orët e fundit duket se janë gjetur pjesë të tij në një plazh të Francës.

sfidanti.al