Çfarë duhet t’i tregosh Disiplinës, që ta vërtisë “ters sherianë”?!

Janë të famshme vargjet e poetit popullor shqiptar Hasan Zyko Kamberi, këtu e 250 vjet më parë, sesi punonte drejtësia në kohën e tij. Këto vargje të kujtohen kur mëson vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës për Kukësin, por edhe për Partizanin apo Skënderbeun.

Diku “shumëzohet me gjobë” goditja në kokë e arbitrit anësor, dikur harrohet një tjetër sjellje e keqe me arbitrin, ndërsa në rastin e të kuqve vjen paralajmërimi i dytë, a thua se nuk mjaftoi i pari (të kujtohen ultimatumet e Kinës për Taivanin).

Për ndeshjen Kukësi-Laçi, Kodi i Disiplinës e parashikon qartë vendimin në nenin 66, pika 3d, pra kur ka dhunë të tifozëve që godasin zyrtarin e ndeshjes dhe sjellin ndërprerje të saj. Disiplina, në këtë rast, është e detyruar të dënojë klubin pritës me të paktën 8 ndeshje jashtë fushës së vet. Te Kukësi, kjo “përkthehet” pa spektatorë, pasi skuadra luan çdo ndeshje jashtë fushe.

Kjo nuk ndodhi, dhe nga minimumi 8 ndeshje pa spektatorë, vjen gjoba 200 000 lekë. Ec pastaj e thuaj se nuk të kujtohen vargjet e Hasan Zyko Kamberit.

Sfidanti.al