Ozili gati t’ia mbathi te Interi, por problem është superpaga e fantazistit

Futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil, mund të shpërngulët për tek Interi si i huazuar deri në fund të sezonit, por vetëm nëse klubi anglez do të bjerë dakord që t’i paguajë atij gjysmën e pagës së tij. Ozili do të mund të shkojë tek Interi që të zëvendësojë Ivan Perishiçin, për të cilin thuhet se do të largohet nga Milano.
Ozili, vitin e kaluar, nënshkroi me Arsenalin kontratë të re, sipas së cilës ai fiton 350 000 euro në javë dhe pikërisht kjo pagë e tij përbën problem për Interin.
Trajneri Unai Emeri synon që “të çlirohet” sa më shpejt nga shërbimet e Ozilit, me qëllim që të ketë kohë që të gjejë ndonjë lojtar tjetër të denjë që ta zëvendësojë atë, ndërkohë që Interi nuk ka asnjë problem që ta angazhojë atë, por vetëm më kushtin e përmbushjes së kërkesës së mësipërme.
Sfidanti.al