Pau Gasol do të luajë me Spanjën edhe pse është 40 vjeç!

Ndryshe nga shumë yje të tjerë evropianë që pjesëmarrjen në përfaqësueset e tyre e konsiderojnë një barrë të rëndë, një problem të tillë nuk e ka legjenda e basketbollit spanjoll, Pau Gasol, që këtë vit do të mbushtë 40 vjeç. Në një intervistë të fundit, ai konfirmoi se dëshiron të luajë me gjithë zemër me përfaqësuesen e Spanjës në kampionatin botëror që do të zhvillohet gjatë kësaj vere në Kinë.
Botërori i basketbollit do të zhvillohet gjatë periudhës 31 gusht-15 shtator 2019 dhe Pau Gasoli është gati ta ndihmojë Spanjën që ajo të sigurojë biletën e pjesëmarrjes në Lojrat Olimpike të Tokios më 2020.
“Sa të jem mirë me shëndet, unë jam gati të luaj me përfaqësuesen tonë. Kjo vlen edhe për kampionatin botëror. Dua të luaj për vendin tim dhe do të përpiqem që ne të sigurojmë biletën për në Lojrat Olimpike të ardhshme”, deklaroi basketbollisti spanjoll i San Antonios.
Sfidanti.al