Dy mesazhe nga Stef Kërri “Numër 2”, dhe nga Golden Stejti

Një paraqitje e madhe në parket, dhe një takim i rëndësishëm “pas perdeve”. Golden Stejt Uorriorsi dhe Stefën Kërri dhanë dy mesazhe në ndeshjen e luajtur dhe fituar në fushën e Uashingtonit. Së pari, Kërri shënoi 38 pikë, në një nga ndeshjet më të mira të tij, por me veçantinë se, ndryshe nga më parë, kjo u arrit vetëm me dy kosha tripikësh. Numri 30 i kampionëve gaboi më shumë se zakonisht (2 realizime nga 8 gjuajtje tripikëshe), por kjo nuk e pengoi që të ishte më i miri në fushë

Mesazhi i dytë ishte së pari, po nga Kërri, por edhe nga shokët e tij, pasi kampionët e NBA-së takuan privatisht ish-presidentin e SHBA-së, Barak Obama. Takimi u organizua më së shumti nga Kërri dhe ndodhi përpara ndeshjes në kryeqytet. Gjithçka ishte private, pasi Obama nuk ka më funksione zyrtare në shtetin amerikan. Ky ishte një mesazh i rëndësishëm politik, pasi Golden Stejti e vizitoi Obamën edhe në Shtëpinë e Bardhë, kur ishte president, por refuzoi të takonte Donald Trampin, edhe pse ky ishte dhe mbetet president. Lebron Xhejms përgëzoi në atë kohë Stefën Kërrin dhe Golden Stejtin që nuk shkuan në Shtëpinë e Bardhë.

Sfidanti.al