Kilian Mbape vë Paris Sën Zhermenin në alarm me deklaratën e tij që ka të bëjë me të ardhmen duke lënë të kuptohet se nuk e përjashton mundësinë që të vijojë karrierën diku tjetër
‘A do të largohem? Në futboll e ardhmja nuk dihet asnjëherë-tha Mbape që më pas sqaroi-unë jam i kënaqur si po shkojnë gjërat këtu në Paris. Me klubin kam një kontratë deri në vitin 2021, kështu që nuk është momenti për të menduar për gjëra të tjera’.
Kjo deklaratë e Mbape nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka vënë në punë fantazinë e disa prej klubeve më të rëndësishme evropiane duke nisur me Realin e Madridit, ndërkohë që janë shfaqur në horizont edhe Juventus, Barcelona e Mancester Siti. Problemi në këtë pikë është te shifra që këto klube do te duhet të paguajnë për kartonin e Mbapesë nëse vendosin seriozisht të nisin tratativat me Paris Sën Zhermenin. Klubi transalpin pagoi 180 milionë Euro përpara 1viti e gjysmë për ta marrë nga Monako, kështu që shifra minimale që kampionët e Francës do të pretendojnë për kartonin e Mbapesë është 200 milionë Euro.
sfidanti.al