UEFA procedon Celsin; tifozët “autogol” me kore antisemitiste

UEFA ka hapur një procedim disiplinar kundrejt skuadrës së Celsit pasi tifozët e tij dyshohen se kanë kënduar kore raciste në ndeshjen e 13 dhjetorit në Europa League kundër Vidit. Sipas organit më të lartë drejtues të futbollit kontinental, objekt i këtyre koreve përcmuese dhe me përmbajtje antisemite u bë pikërisht skuadra e Totenhemit.

Episodi nuk kaloi pa u vënë re as nga vetë drejtuesit e Celsit që e kanë dënuar këtë gjest të tifozëve të skuadrës duke konfirmuar edhe njëherë vullnetin e klubit për të luftuar cdo formë diskriminacioni. Ndërkaq vetëm një ditë më parë u zbulua një tjetër episod racizmi në futbollin anglez kur një tifoz i Totenhemit lëshoi fyerje raciste kundrejt futbollistit të Hotspurs, Son në përballjen me Mancester Junajtid.

sfidanti.al