Në Angli të gjithë janë të bindur; Kalidu Kulibali është objektivi kryesor i Mancester Junajtid për merkaton e transferimevetë muajve të verës. Djajtë e Kuq janë të vendosur që të bëjnë një ofertë për blerjen e kartonit të mbrojtësit të Napolit për t’i dhënë fund ‘ferrit të racizmit’ që Kulibali po përjeton në Serinë A.
Ai që publikon lajmin është tabloidi ‘Mirror’ sipas të cilit futbollisti pdëshiron me cdo kusht të lërë Napolin për të mos dëgjuar më koret raciste sic po i ndodh në kampionatin italian. pretekst apo kjo, është krijuar një situatën që sipas asaj që publikohet, Mancester Junajtid do ta shfrytëzojë mjaft mirë, i bindur se i ka të gjitha mjetet për të bindur Kulibalinë që të lërë Napolin edhe Italinë.
‘Mancester Junajtid është gati t’i japë fund këtij ferri racist të Kulibali-shkruajnë anglezët, ndërkohë që nuk duhet harruar se për mancester Junajtid kjo do të jetë hera e dytë që do tentojë blerjen e mbrojtësit senegalez. Herën e parë Djajtë e Kuq ofruan 95 milionë Euro, por gjithcka shkoi dëm, pasi ajo u refuzua nga De Laurentis.
Por në fund të këtij sezoni, historia duket se do të ketë një fund tjetër pasi nëse Kulibali do të kërkojë të dalë në merkaton atëherë për Mancester Junajtid gjithcka do të bëhet më e lehtë.
sfidanti.al