Rally Dakar 2019, Sebastian Lëb vendos diktatin e tij në etapën e peste

Etapa e pestë e Rally Dakar ishte e gjithë për Sebastian Lëb. Piloti francez dominoi totalisht këtë etapë duke lënë pas Naser Al Atijah dhe Nani Romën i ndjekur nga Stefan Peterhansel. Lëb ishte në një ditë të shkëlqyer duke qenë se fitoi 10 minuta e 22 sekonda kundrejt Al Atijahut. Në klasifikimin e përgjithshëm, 9 herë kampioni i botës në ëRC vazhdon të jetë në vendin e pestë me një kohë 40 minuta më të lartë se Naser Al Atijah që kryeson duke lënë pas Peterhansel e Nani Romën.

Për motorë, fitorja i shkoi Sem Sandërlend edhe pse ai e mbylli etapën në vendin e 14 me 7 minuta e 29 sekonda më shumë se Havier dë Soltre. Sandërlend e humbi kohën në etapën e pestë pasi ndihmoi Gonçalves që pësoi një aksident me këtë të fundit që e mbylli aventurën e tij në /rally Dakar. Organizatorët vendosën që t’ia kompesionin këtë kohë të humbur britanikut që fitoi zyrtarisht etapën e 5 duke lënë pas Dë Sultre dhe Santolinon. Përsa i përket renditjes së përgjithshme kryesohet nga Brabek që ndjen nga pranë Sandërlend me 59 sekonda më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë është Kintanija.

sfidanti.al