Reali i Madridit po përgatitet që të bëjë një revolucion të vërtetë në fushën e transferimeve gjatë verës së ardhshme në përpjekje që të krijojë një ekip të fuqishëm, por planet e presidentit të tij, Florentino Perez, duket se nuk do të realizohen lehtë. Ai do që të sjellë në “Santiago Bernabe” pjesëtarin e përfaqësueses daneze, Kristian Eriksen, por, tani për tani, ky duket si një mision i pamundur, pasi Totenhemi iu përgjigj kërkesës së Realit, duke thënë se ky mesfushor i shkëlqyer nuk kushton më pak se 250 milionë euro.
Perezi synon që me Eriksenin të zëvendësojë te Reali kroatin Luka Modriç që gjithashtu ka ardhur në Madrid nga Totenhemi. Të dy klubet kanë bërë një marrëveshje të madhe edhe me rastin e ardhjes në “Bernabe” të sulmuesit uellsian Garet Bejl. Por, në rastin e Eriksenit punët janë shumë më të vështira dhe me siguri që presidentit Perez, nëse ai do të ngulë këmbë të shërbimet e futbollistit danez, do t’i duhet që të përfshijë në marrëveshje të paktën një lojtar të vetin.
Sfidanti.al