Shorti i Australian Open; Djokovic-Zverev; Federer-Nadal gjysmëfinalet e mundshme

Javën e ardhshme nis turneu i parë Grand Slam i vitit, Australian Open dhe tashmë është përcaktuar rrugëtimi i tenistëve drejt finales së madhe. Numri 1 i renditjes botërore për meshkuj, Novak Xhokovic do të nisë këtë turne me një tenist që do të dalë nga raundi kualifikues. Në raundin e dytë do ta presë francezi Tsonga, ndërsa në gjysmëfinale nëse ai do të kalojë raundet paraardhëse, do të luajë me Aleksandër Zverev.

Kampioni në fuqi i Australian Open, Roxher Federer dhe numri 3 i renditjes botërore do të nisë debutimin e tij me Istomin, ndërsa në gjysmëfinale mund të ndeshet me rivalin e tij të përjetshëm, Rafael Nadal. Nga ana e tij spanjolli do të luajë ndeshjen e tij të parë në Australian Open me Dakuorth, ndërsa vetë Zverev do të ketë përballë Bedenen. Në Australian Open do të jetë edhe Endi Mërrej që qëndroi për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë me britanikun që do të nisë aventurën në Melbërn me spanjollin Roberto bautista.

Ndërsa në kampin e femrave shorti ka rezultuar mizor me disa prej favoriteve për të fituar turneun finale duke qenë se një pjesë e tyre janë në të njëjtën anë të tabelës. Kështu në pjesën e lartë të kësaj tabele të shortit janë numri 1 i botës Simona Halep, fituesja e US Open Naomi Osaka dhe motrat Serena e Venus Uilliams. Rumunia Halep që ende nuk është në 100% të formës së saj do të përballet në raundin e parë me Kaia Kalepi dhe nëse do të vazhdohet rrugëtimi në 1/8 e finaleve do të luajë me Serena Uillimas me amerikanen që synon fitoren e titullit të saj të 8 në Australian Open.Ish numri 1 i botës do të nisë evenimentin me sfidën ndaj gjermanes Tatiana Maria. Ncdërsa në anën tjetër të tabelës janë Anxhelik Kerber, kampionia në fuqi e Australian Open, danezja Karolin Vozniacki dhe amerikania Sloan Stivens.

sfidanti.al