Mancester Junajtid i paguan 15 milionë Paund, Murinjo i lirë të kërkojë skuadër

Mbyllet përfundimisht cështja e kontratës mes Zhoze Murinjos dhe Mancester Junajtid. Djajtë e Kuq vendosën t’i akordojnë trajnerit portugez 15 milonë Paund që do të thotë se ai është i lirë të nisë kërkimet për një skuadër tjetër. Lajmi u bë i ditur nga ‘Daily Mail’ që citon një burim pranë trajnerit portugez i cili u shkarkua nga drejtuesit e Mancester Junajtid në muajin dhjetor të vitit të kaluar për shkak gtë rezultateve të dobëta të skuadrës nën drejtimin e tij.

‘Nuk ka më asnjë problem me kontratën e Zhoze Murinjos me Mancester Junajtid. Gjithcka është zgjidhur-theksoi personi që është pranë 55 vjecarit-Zhoze është i lirë të nisë punën me një skuadër tjetër, por ai nuk e ka me ngut. Ai është i qetë dhe do të presë fundin e sezonit nëse do të jetë e nevojshme’

Kohët e fundit emri i Murinjos është përmendur shpesh në zërat e merkatos së transferimeve pasi Reali i Madridit dhe Benfika duket se kanë shfaqur interesin për të, por mesa duket deri tani nuk ka asgjë konkrete.

sfidanti.al