Përse Sër Aleksi beson se Junajtid do të dominojë sërish?!

Media angleze shkruan se ser Aleks Fergusoni i ka inspiruar futbollistët e Mançester Junajtidit me një fjalim të jashtëzakonshëm në dhomën e zhveshjes gjatë Krishtlindjeve.

Fergusoni mori një ftesë nga trajneri ad interim i Junajtidit, Ole Solskjer, që ai t’u flasë lojtarëve, me synimin që t’i motivojë ata në mënyrë suplementare për pjesën e dytë të sezonit.Një burim i brendshëm i Junajtidit i bëri të ditur medias se çfartë u kishte thënë Fergi futbollistëve të Junajtidit.

“Ser Fergusoni u tha atyre se ky grup lojtarësh është në gjendje që ta bëjë përsëri Junajtidin dominues dhe të suksesshëm. Ai tha se ka shumë besim tek ata dhe se duhet të luftojnë e të japin gjithçka nga vetja në fushë. Ai, gjithashtu, u tha lojtaëve se klubi ndodhet në duar të sigurta dhe se ata do të bëhen më të mirë dhe do të jenë pjesë të sukseseve të ardhshëm”, theksoi burimi i lartpërmendur.

Sfidanti.al