Unazat i kishin zgjedhur, por duket se i kanë vënë në gisht; Ambra Anxholini dhe Masimiliano Alegri janë gjithnjë e më shumë pranë ceremonisë martesore. Por ka nga ata që shkojnë edhe më tej dhe thonë se tashmë ata e kanë kryer këtë akt në mënyre sekrete. është pikërisht ‘Diva e Donna’ ajo që i ka fiksuar ciftin me unazat e martesës në gishtat e tyre.
Alegri e Ambra janë kthyer në Milano prej pak ditësh nga Londra ku kaluan festat e fundvitit dhe 2019 duket se do të ketë një shkëlqim për ta. Historia e dashurisë së tyre lindi 2 vjet më parë. Pamjet e pushimeve të para së bashku tërhoqën vëmendjen jo vetëm të tifozëve të Juventusit që janë edhe fansa si të trajnerit ashtu edhe të trajnerit, por të të gjithë Italisë.
Ambra kishte mbyllur një histori të rëndësishme me këngëtarin Franceko Renga me të cilin pati 2 fëmijë, ndërsa trajneri italian, në dashuri ka dalë shpesh nga fusha e lojës. Që nga momenti i parë lidhja mes Ambrës e Alegrit u duk solide, por tani ata po konfirmohen më të bashkuar e më të lumtur se kurrë.
sfidanti.al