Real Madrid do të gjobisë Garet Bejlin që u largua nga Santiago Bernabeu pa u mbyllur ndeshja me Real Sociedad që u fitua nga ky i fundit me rezultatin 2-0. Lajmi bëhet i ditur nga ‘El Confidencial’ sipas së cilës, Reali do të marrë këtë masë ndëshkuese në aspektin financiar, pasi uellsiani nuk respektoi rregulloren e klubit sipas së cilës lojtarët e pagrumbulluar në ekip për cfarëdolloj arsye janë të detyruar që të qëndrojnë në stadium deri sa të përfundojë ndeshja dhe iu këshillon edhe qëndrimin pranë skuadrës.
Gjithnjë sipas ‘El Confidencial’, futbollistë të tjerë të Realit të Madridit e kishin kritikuan këtë sjellje të futbollistit në mbledhjen që zhvilluan një ditë pas disfatës me baskët. Në programin ‘El Chiringuito’ u shfaqën imazhet e Garet Bejl duke u larguar nga stadiumi ‘Santiago Bernabeu’ pikërisht në minutën e 78 të ndeshjes me Bejl që nuk e pa golin e dytë të shënuar nga Ruben Pardo, 7 minuta nga fundi i takimit
sfidanti.al