Ronaldo shkon në stërvitje me një Rolls Royce prej 400 mijë Eurosh

Në Kontinasa askush nuk mbeti indiferent ndaj mbërritjes së Kristiano Ronaldos për t’u bashkuar me skuadrën për seancën stërvitore. Sulmuesi Portugez i Juventusit u prezantua në qendrën stërvitore të Zonjës së Vjetër teksa drejtonte një Rolls Royce Cullinan që mund t’i bashkohert koleksionit të tij të makinave luksoze.

Kristiano Ronaldo për momentin e ka vetëm në provë këtë makinë të markës britanike që për herë të parë e ka nxjerrë në modelin SUV. Makina është e gjatë prej 534 cm dhe ka një motor V12 prej 571 kuaj fuqi. Vlera e këtij automjeti është 300 mijë Euro që shkon deri në 400 mijë po t’i shtohen aksesorët dhe personalizimet mbi të, një shifër kjo që Kristiano Ronaldo nuk e ka aspak problem që ta shpenzojë.

sfidanti,al