Tifozët e Realit të Madridit presin nga presidenti i tij, Florentino Perez, që gjatë këtij muaji ai të angazhojë të paktën një përforcim “tingëllues”, pasi ata nuk janë të kënaqur me performancën e këtij klubi.
Gazeta “AS” shkruan se në “Santiago Bernabe” gjatë javës do të vijë futbollisti i River Plejtit argjentinas, Esekiel Palasios, për të cilin më parë ka treguar interes edhe Barcelona. Palasios është një nga futbollistët më të talentuar në Argjentinë dhe ai tanimë ka debutuar me përfaqësuesen e vendit të tij. Thuhet se Peresi është takuar me drejtues të Riverit në Abui Dabi, kur luhej kampionati botëror i klubeve.
Pritet që gjatë ditëve të ardhshme, Reali të dërgojë edhe ofertën zyrtare për këtë futbollist të ri argjentinas që ai të vijë sa më shpejt në “Bernabe”.
Sfidanti.al