Ç’ndodhi pas shtatë vitesh? Mikitariani humbet primatin në Armeni…

Marko Pizeli, brazilian i natyralizuar që luan edhe me përfaqësuesen armene, u shpall lojtari më i mirë në Armeni gjatë vitit 2018. Federata e Futbollit të këtij vendi në mënyrë të papritur e shpalli atë më të mirin, ndërkohë që shumëkush konsideronte se ky çmim do t’i shkonte përsëri lojtarit të Arsenalit, Henrik Mikitarian, që e ka fituar këtë çmim gjatë shtatë viteve të fundit.
Pizeli, 35 vjeç, që momentalisht luan me ekipin azerbajxhanas Aktobe, është lojtari i parë brazilian i natyralizuar që luan me përfaqësuesen e Armenisë.
Mhitariani zuri vendin e dytë në konkurrimin për lojtarin më të mirë në Armeni, ndërkohë që në vend të tretë doli Sarkis Adaman që luan si sulmues me ekipin gjerman Jan Regenzburg.
Sfidanti.al