Dibala, një “xhevahir 100-milionësh” mund të dalë shpejt në ankand!

Mbetet një nga më të kërkuarit në Europë. Paulo Dibala mund ta ketë të ardhmen larg Juventusit, veçse ata që e duan, nuk do ta kenë të lehtë për ta marrë. Mediat njoftojnë se kampionia e Italisë pranon vetëm për oferta nga 100 milionë euro e sipër për argjentinasin.

Mançester Siti, Bajerni i Mynihut dhe Paris SG janë ndër klubet që, thuhet se, e duan 25-vjeçarin, ndonëse kjo gjuenti pritet të vazhdojë deri në qershor.

Juventusi nuk ka ndërmend të mbetet që në janar pa njërin nga lojtarët më të rëndësishëm e më të talentuar, sidomos duke pasur parasysh se synon të fitojë, më në fund, Championsin. Piemontezët e morën argjentinasin për rreth 25-30 milionë euro, dhe tani kanë mundësi të fitojnë katërfishin e kësaj shume.

Përse Dibala mund të dëshirojë të largohet? Ardhja e Kristiano Ronaldos në Torino duket se e ka rritur konkurrencën, dhe ia ka pakësuar shanset për të qenë vazhdimisht titullar dhe për të qenë numri 1 i skuadrës.

Gjithsesi, Siti, Bajerni dhe PSG-ja mund të mbeten edhe pa e realizuar objektivin, gjithnjë nëse Dibala mund të ndihet i kënaqur tek Juvja dhe mund të fitojë trofe.

Sfidanti.al