Cesk Fabregasi është gati që ta pranojë kërkesën e mikut të tij, Tieri Henri, që të luajë nën drejtimin e trajnerit të Monakos në përpjekjen e tij që ta shpëtojë këtë ekip nga rënia nga Liga e 1-rë franceze. Ky mesfushor spanjoll ka kontratë me Çelsin deri në fund të janarit, por ai mund të largohet që këtë janar, nëse klubi “princëror” paguan tetë milionë euro që ta sjellë në radhët e veta.
Gazeta e njohur franceze, “L’Ekip”, shkruan se bisedimet janë në fazën përfundimtare dhe se ka shumë mundësi që Fabregasi të bashkohet me Monakon deri në fund të kësaj jave.
Nëse transferimi i lartpërmendur realizohet, atëherë Fabregasi do të jetë përforcimi i dytë i klubit të principatës me një lojtar me përvojë, pasi pritet që të vijë edhe futbollisti portugez Pepe që e ka prishur para kohe kontratën me Beshiktashin dhe tani është lojtar i lirë.
Monako, momentalisht, ndodhet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit të Ligës së 1-rë franceze me vetëm 13 pikë mbas 18 ndeshjeve të para të këtij sezoni.
Sfidanti.al