Në një operacion “blic”, dhe me vendosmëri mbi 100 për qind, Çelsi I Londrës siguroi shërbimet e yllit të ri të Dortmundit, Kristian Pulishiç. Borusia konfirmoi transferimin, që do të ndodhë në verë, kundrejt shifrës prej 64 milionë eurosh, ose 58 milionë paundësh britanikë. Pulishiç, një talent I shkëlqyer amerikan, ishte përmendur si objektiv serioz I Liverpulit, madje edhe I Arsenalit, veçse Çelsi pati më shumë nevojë për të, dhe I ofroi më shumë garanci.
Mediat britanike shkruajnë se afrimi I 20-vjeçarit është shenjë e qartë se Eden Hazar do të largohet në verë (ku tjetër, përveçse tek Reali), dhe se trajneri Sarri nuk deshi që ekipi I tij të dobësohej sezonin e ardhshëm. Dortmundi pranoi ofertën më të lartë të bërë për futbollistin 20-vjeçar, pasi Pulishiçit I përfundonte kontrata në 2020.
“Në verë shkoj tek Çelsi, në një sfidë të re në Premier Ligë, – deklaroi lojtari ofensiv amerikan, – është një privilegj që firmosa me një klub kaq legjendar, dhe mezi pres që të jap kontributin tim në mes të lojtarëve të tjerë të mëdhenj që janë aty”.
Sfidanti.al