Vit të ri me “futboll të vogël”, Nejmari “harbohet” në Brazil

“Zyrtarisht” ai është i dëmtuar, dhe Paris SG pret që të kthehet sa më parë në fushë. Gjithsesi, Nejmar njihet për dëshirën që të kënaqet në çdo mënyrë, dhe dëmtimi nuk e pengoi, as tani në Vit të Ri. Ylli brazilian ishte në vendlindjen e tij, në një resort me shumë yje, dhe në shoqëri të disa shokëve, si Artur Melo i Barcelonës,dhe sërfisti Gabriel Medina.

Jo vetëm kaq, por ai kaloi kohën në mënyrë aktive duke luajtur futboll në fushë si e pingpongut, në lojën e re të quajtur tekboll (teqball). Nejmar kishte partner Artur Melon, ndërsa si kundërshtare ishin dy yje braziliane të volejbollit me këmbë, Natalia dhe Bianka. Për “Ney”-n nuk mungoi edhe një foto krejt e veçantë, ku ai dhe shokët e tij, pozuan në prani të plot 26 femrave, në klubin e jahteve në Rio de Zhaneiro.

Sfidanti.al