Trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Garet Sauthgejt, dhe sulmuesi i Totehemit dhe i kombëtares angleze, Hari Kejn, u dekoruan për meritat e tyre në futbollin anglez. Atyre të dyve iu dha “Urdhri i “Perandorisë Britanike”. Sauthgejti u bë “Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike” si shpërblim për atë se ai në krye të përfaqësueses angleze zuri vendin e 4-t në Botërorin Rusi-2018.
Kapiteni i kombëtares angleze, Hari Kejn, u bë “Kavalier i Urdhrit të Perandorisë Britanike”. Ky sulmues i Totenhemit shënoi gjashtë gola në kampionatin botëror që u zhvillua sivjet në verë në Rusi, duke u bërë golashënuesi më i mirë i këtij turneu rëndësishëm.
Sfidanti.al