Kualjarela barazon rekordin e Trezeges: shënon në 9 ndeshje radhazi

Duket sikur Fabio Kualjarela (36 vjeç) nuk di të vjetërohet dhe mosha për të nuk ka shumë rëndësi, pasi ai po luan gjithnjë e më mirë. Ky lojtar veteran që ka lindur në Napoli, barazoi rekordin e David Trezeges, duke shënuar gol në nëntë ndeshje radhazi në Serinë A, gjë e ka bërë futbollisti i mësipërm francez para 10 vitesh.
Kualarela shënoi golin e vetëm nga penalltia për Sampdorian që u mund 2-1 në Torino nga Juventusi. Ka mundësi që ky futbollist që nuk di të plaket, nëse do të shënojë edhe në ndeshjen e radhës kundër Fiorentinës në “Artemio Franki” kundër Fiorentinës, më 20 janar, të bëhet rekordmen në Serinë A.
Sfidanti.al