MotoGP, Janones I sekuestrohet makina me vlere 400 mijë Euro

Në vitin 2019 Andrea Ianone do të kërkojë të bëjë paraqitje sa më të mira në Botërorin e MotoGP me Aprilan, por më parë duhet të harrojë vitin 2018. Gjatë këtyre 12 muajve, piloti Italian ka pasur shumë ulje-ngrijte në jetën profesionale dhe personale, por 2018 për të mbyllet me një lajm jo fort të këndshëm.

Guardia di Finanza dhe funksionarët e Doganës së Komos në bashkëpunim me autoritetet zvicderane në javët e fundit I sekuestruan Janones që jeton në Lugano, makinën e tij të tipit Bentley Continental Supersport që ka një vlerë prej 400 mijë Euro. Arsyeja e sekuestrimit të makinës së Ianones është thyerja e konventës së Stambollit.

Makina është e pajisur me targë zvicerane dhe mund të përdoret në vendet e Bashkimit Evropian pa plotësuar formalitetet doganore për një periudhë prej vetëm 6 muajsh e për më tepër duhet te jetë vetë pronari në drejtimin e makinës ose një I afrëm I tij. Në rastin e Bentley, ajo drejtohej nga përgatitësi fizik I Ianones, Stefano Palaska. Pilotit, që ka qenë I dashuri I Belen Rodrigez, iu dha një mase administrative ndërkohë që iu sekuestrua edhe makina edhe pse piloti e apeloi atë.

Sfidanti.al