FSHF, UEFA dhe fushata elektorale zgjedhore në Shqipëri

Mëse troket në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe rastis që takon dikë që ka dëshirë të flasë në anonimitet, kupton se konflikti i saj me qeverinë shqiptare i ka rrënjët më thellë sesa futbolli. “E dimë që është fushata elektorale në mes”, thotë zyrtari federativ, dhe ti merr vesh se po shkohet sipas parimit “bjeri pragut, të dëgjojë dera”. “Pragu”, në këtë rast është presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ndërsa “dera” i bie të jetë vëllai i tij, Agron Duka, kryetar i një partie sot opozitare. Votat, pra, në rend të parë, futbolli le të bëjë ç’të dojë.

Ç’lidhje ka e gjithë kjo, do të thotë dikush, me titullin, pra me UEFA-n? Ja pra, pikërisht dje, UEFA zbarkoi në Tiranë me njëriun e saj numër 2, një shprehje e qartë mbështetjeje për njërin nga presidentët më të vjetër të futbollit, në detyrë, në Europë, në mos më i vjetri. Sekretari i Përgjithshëm i saj, Theodhor Theodhorisis, nuk e tha në asnjë fjalë, atë që duhet të jetë qëllimi i vërtetë i vizitës së tij, pra bindja e qeverisë që të mos i kërkojë 2 milionë euro, Federatës si tatim për investimin tek stadiumi i ri.

Qeveria, nga ana e saj, duket se është më pragmatiste sesa qeveritë e mëparshme, që merrnin “sëpatën” kundër FSHF-së, të ndalura gjithnjë nga UEFA. Kjo e sotmja, as nuk do të dijë, as nuk kontrollon financa, nuk merret me tatimet, kërkon vetëm që federata të jetë “politikisht korrekte”.

Sfidanti.al