Kreu i Shoqatës së Futbollit të Gjermanisë, Rajnhard Grindel, kërkoi nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, që ta rrisë më shumë transparencën nga kjo organizatë. Ai është i shqetësuar nga planet e Infantinos që mbas krijimit të Ligës së Kombeve të rrisë numrin e ekipeve pjesëmarrës në kampionatin botëror të klubeve.
“Mungesa e transparencës sa u përket këtyre çështjeve i rrit edhe më shumë paragjykimet kundër FIFA-s. Ne, së bashku me kolegët e UEFA-s, kemi biseduar për krijimin e një grupi ad hok që do të grumbullojë të gjithë informacionet lidhur me atë, nëse neve na duhen turne të tjerë dhe formatin e tyre. Do të ishtë mirë, nëse FIFA do të niste një proces të hapur diskutimi, në të cilin do të merrnin pjesë faktorët kryesorë, pra klubet, ligat dhe federatat”, deklaroi shefi i madh i Bundesligës gjermane.
Sfidanti.al